Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me bashkëpunime, me disa pushtime nga më i forti, por edhe me mikpritje dhe dhënie ndihme në ditë të vështira. Sidoqoftë, jo gjithmonë gjërat kanë marrë drejtimin e duhur. Si në rastin më të fundit, aq i kontestuar në të dy brigjet e Adriatikut.
Në 6 nëntor të vitit që shkoi në Romë, do të nënshkruhej një marrëveshje midis kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila parashikonte ngritjen e dy qendrave në territorin Shqiptar. Njëra në Shëngjin, si qendër pritjeje, dhe tjetra në Gjadër, një kamp me kapacitet prej 3000 personash, rreth 8 km larg nga qyteti i Lezhës, aty ku do të akomodoheshin më pas emograntët e ardhur kryesisht nga vendet e afrikës.
Sipas akordit, të dy objektet do të konsideroheshin territor italian dhe gjithashtu do të kishin personel Italian që do të kujdesej për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e saj. Ndërsa siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.
Italia do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e këtij operacioni, rreth 670 milionë euro për pesë vjet Kjo marrëveshje e cila u votua në parlamentin italian më 15 shkurt të këtij viti shkaktoi debate dhe protesta si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Nga nënshkrimi i kontestuar i kësaj marrëveshjeje, tashmë ka kaluar thuajse se një vit.
