Santorini/ Trimat që mbetën pas, pavarësisht tërmeteve, mes tyre edhe shqiptarja

Data

Në Santorini, ku toka nuk pushon së dridhet, disa njerëz kanë zgjedhur të qëndrojnë. Nuk bëhet fjalë për fat apo fatkeqësi, por për një vendim të ndërgjegjshëm për të vazhduar jetën, pavarësisht pasigurisë.

Disa qëndrojnë për shkak të përgjegjësive që nuk mund t’i braktisin, të tjerë sepse nuk kanë frikë nga shkalla e Rihterit, duke përjetuar edhe prova më të rënda. Në një ishull të goditur nga stuhitë sizmike të paprecedentë, këta janë njerëzit që qëndrojnë të fortë, duke këmbëngulur se jeta nuk ndalon sepse toka dridhet thuhet në artikullin e medias greke. Jenny Baya, 20 vjeç, punon si recepsioniste në De Sol, dimër dhe verë. Ajo kishte mundësinë të largohej – ose në Athinë, ose në Shqipëri, atdheun e saj.

“Në fillim, situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohem”, thotë ajo. “Por tani, kur gjërat bëhen më të vështira, kam mendime të dyta”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related