Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të zhvillojë sot një takim me demokratët e Shkodrës, në kuadër të turit të tij të komunikimit me strukturat dhe mbështetësit e PD-së. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 18:00 dhe është njoftuar nga vetë Salianji përmes një reagimi publik.
Vetëm pak kohë pas këtij njoftimi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri të ditur se në të njëjtën orë do të zhvillojë një takim me strukturat e PD-së në Korçë.
Përputhja e orarit të dy takimeve ka ngjallur reagime dhe diskutime në radhët e demokratëve, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për një lëvizje të qëllimshme politike nga ana e Berishës, në një moment kur Salianji po intensifikon kontaktet me bazën e partisë.
Takimet paralele vijnë në një klimë të tensionuar brenda Partisë Demokratike, ku debatet për drejtimin, reformimin dhe të ardhmen e forcës politike vijojnë të thellohen.
