Rama nga Prishtina sulmon Gjykatën Speciale: “45 vite burg është varrosje për së gjalli”

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër nga Prishtina ndaj procesit që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Në një deklaratë publike, ai e cilësoi Prokurorinë Speciale si “prokurori idiote”, duke e akuzuar se po vepron si instrument politik.

Sipas Ramës, akuza dhe kërkesa për dënime deri në 45 vite burg për katër ish-drejtuesit e UÇK-së përbëjnë “varrosje për së gjalli”, ndërsa shtoi se procesi po ndiqet në heshtje nga shtetet demokratike që e financojnë këtë gjykatë.

“Ata nuk janë vetëm idiotë, por instrumente edhe më politike se gjykatat në Serbi, në raport me Kosovën”, u shpreh Rama, duke theksuar se sipas tij bëhet fjalë për një padrejtësi të madhe ndaj figurave që, sipas tij, janë të pafajshme.

Kryeministri shtoi se situata krijon pikëpyetje për mënyrën se si duhet të reagojë politika shqiptare dhe kosovare përballë këtij procesi, duke e cilësuar atë si një “katastrofë për Europën dhe botën demokratike”.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment delikat të procesit gjyqësor në Hagë, ku pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related