Salianji reagon pas vendimit të Apelit: Gjykata e Ramës u kthye në instrument të pushtetit

Data

Reagim nga burgu i Fierit i Ervin Salianjit, pas zbardhjes së Vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit heqje lirie:
Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;

Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë!
Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.

Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të parë se çfarë kanë argumentuar.
Ose më saktë, çfarë produkti do të kishte dalë nga ajo përpëlitje, për të justifikuar dënimin politik pa ligj të një kundërshtari të regjimit.
Dhe e lexuam! Lexojeni:

“….Në përgjithësi deklarimet publike përfaqsojne “modus operandin” me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve te mëdha politike në pushtet apo në opozitë, prezantojnë shqetesimet për fenomene te ndryshme, që u kanë terhequr vemenden atij/atyre, partnereve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare veçanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”..

Ky paragraf dhe të tjere si ky, e besoni apo jo, shkruhen në një arsyetim gjykate, pasi e kanë syrgjynosur dikë në izolim!
Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si behet politke. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët.

Pra paskemi një gjykatë morali, që të dënon sipas një interpretimi etik të saj. A nuk ndodh kjo dhe në Iran? Po cilin besim përfaqësojnë, apo gardianë të cilit besim janë këta? Të asaj “feje” që quhen rilindje, dhe të teokratit Ramë?
E kotë ti bësh Zotit një kërkesë, si ajo thirrja e Volterit: Të lutem bëji armiqtë e mi qesharake! Nuk ka nevojë për lutje. Ata janë qesharakë. Janë shumë qesharakë.

Miq të nderuar, pasi lexova vendimin e zbardhur, kam qartësine e trishte se arsyeja perse nuk e shkruanin vendimin, dhe u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-ligj e anti-kushtetutë, ishte zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Kur e lexon atë vendim, kupton që ata janë perpëlitur në ethe e siklete jo të vogla, që te gjejne ndonje ligj ku të paken, e në fund kanë shkarravitur çfarë Rama do, çfarë Rama paralajmëroi, çfarë Rama mbrojti në publik pas shpalljes së verdiktit.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related