Priste të festonte 20-vjetorin e lindjes nesër, ja kush është i riu që humbi jetën në autostradën Durrës-Tiranë

Data

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Sabri Kreka humbi jetën tragjikisht pasi mjeti që po drejtonte doli nga rruga.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë zonës së Sukthit ndërsa i riu nesër pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes, më 19 nëntor. I riu fatkeqësisht humbi jetën tragjikisht pas mesnate ndërs dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa familja dhe të afërmit e të riut kanë hapur dyert e mortit të prag të ditëlindjes së viktimës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related