Sali Berisha zbulon strategjinë e protestës së opozitës: Betejë deri në rrëzimin e Edi Ramës

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar strategjinë e opozitës përmes një deklarate për mediat, duke theksuar se qëllimi i vetëm është rrëzimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për protestën e paralajmëruar më 10 shkurt, Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë arsye të forta për të dalë në shesh dhe për t’u përballur me qeverinë. Sipas tij, zemërimi qytetar nuk është i rastësishëm, por rezultat i një qeverisjeje që ka humbur çdo legjitimitet.

“Strategjia e Partisë Demokratike është e qartë: betejë deri në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Një qytetar që zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta dhe shqiptarët i kanë këto motive,” deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke përmendur manipulimin e zgjedhjeve, abuzimin me fondet publike dhe pengimin e drejtësisë. Sipas tij, qeveria ka shndërruar proceset zgjedhore në farsë dhe ka vjedhur qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve.

“Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra milionë euro dhe nuk e do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur,” theksoi Berisha.

Ai u shpreh se protesta e 10 shkurtit do të jetë një hap i rëndësishëm në përballjen e opozitës me qeverinë dhe një sinjal i qartë se qytetarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë, sipas tij, korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related