Sali Berisha paralajmëron protesta të reja: “Në fillim të qershorit do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”

Data

Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se opozita do të vijojë aksionin protestues kundër qeverisë, duke paralajmëruar një protestë të re në ditët e para të muajit qershor.

Kreu i Partia Demokratike tha se fillimisht fokusi i opozitës do të jetë te referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe te zhvillimi i Kuvendit Kombëtar të partisë.

“Në mënyrë më të fuqishme do vijojmë me protesta. Por kemi referendumin për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar. Këto janë procese që kërkojnë punë. Ndaj ditët e para të qershorit do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Sali Berisha.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh politike dhe akuzash të ndërsjella mes opozitës dhe qeverisë lidhur me zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi datën, formatin apo organizimin e protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related