Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në selinë e PD-së rreth orës 18:00, në momentin e nisjes zyrtare të protestës së opozitës.
Ai u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga mbështetësit e mbledhur përpara godinës, përpara se tubimi të zhvendosej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, organizatorët kanë bërë të ditur se nuk do të ketë fjalime, ndërsa detajet e skenarit të protestës nuk janë bërë publike. Policia ka angazhuar rreth 1500 efektivë për mbarëvajtjen e tubimit.
