Goditet grupi kriminal në Tiranë, arrestohen tre persona për 12 vjedhje

Data

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të dyshuar për 12 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje në territorin e komisariateve nr. 6 dhe nr. 7.

Në pranga përfunduan tre persona nga Elbasani: Daniel Çela, 31 vjeç; Bashkim Sollaku, 56 vjeç; dhe Endri Gjeli, 33 vjeç.

Sipas policisë, grupi akuzohet për disa vjedhje në biznese dhe banesa gjatë periudhës dhjetor 2025 – shkurt 2026, si dhe për tentativa në kompani të ndryshme në zonat e Prushit, Vaqarr, Fushë Mëzez dhe Marikaj.

Gjatë operacionit “Harta” u sekuestrua automjeti që përdorej për kryerjen e vjedhjeve, si dhe veshje të përdorura gjatë krimeve. Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera të mundshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related