Mbahet sot protesta e 31-të kundër qeverisë, organizatorët përsërisin thirrjen për pjesëmarrje

Data

Organizatorët e protestave kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të zhvillohet protesta e 31-të radhazi kundër qeverisë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi dhe diasporës shqiptare t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Sipas njoftimit, grumbullimi i pjesëmarrësve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet pjesa kryesore e tubimit.

Organizatorët kanë deklaruar se kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në mënyrë masive në protestën e mbrëmjes, e cila shënon ditën e 31-të të tubimeve të njëpasnjëshme të zhvilluara në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related