Saimir Korreshi: “Provat janë shumë të rënda për Belinda Balluku” – akuza të forta ndaj mazhorancës dhe SPAK

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një intervistë televizive, Korreshi u shpreh se materiali i dorëzuar nga prokuroria përmban prova të rënda, duke sugjeruar se, nëse publiku do t’i njihte ato, do të habitej se si mazhoranca vijon të qeverisë.

Ai përdori edhe një metaforë për të përshkruar situatën, duke e krahasuar peshën e provave me “litarin e alpinistit” që, sipas tij, nuk mund të mbajë më ngarkesën.

“Fakti penal është i paçmontueshëm dhe pesha e provave është shumë e rëndë,” u shpreh ai, duke shtuar se materiali është aq i fortë sa, sipas tij, do të dukej i pabesueshëm edhe për një dokumentar.

Korreshi akuzoi gjithashtu qeverinë për abuzim me fondet publike, duke theksuar se hetimet e drejtësisë duhet të çojnë deri në fund përgjegjësit.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë politik, pas refuzimit të mazhorancës për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, një çështje që ka përplasur fort politikën dhe ka rritur presionin mbi institucionet e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related