Rusia e gatshme për të negociuar me Ukrainën, Kremlini “zgjedh” propozimin kinez, ja çfarë parashikon ky plan për luftën

Data

“Kina ka propozuar planin më të arsyeshëm të paqes për konfliktin në Ukrainë deri më tani”, tha dje Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov . Më shumë se një vit më parë, Pekini propozoi një plan prej 12 pikash me parime të përgjithshme për përfundimin e konfliktit, por pa shpjeguar se si do të zbatoheshin. Në atë kohë, propozimi u prit me reagime “të vakëta” nga Rusia dhe Ukraina, dhe SHBA-të pretenduan se Kina e paraqet veten si një paqebërëse, por pasqyron “narrativën e rreme” të Rusisë dhe nuk e dënon pushtimin e saj. “Gjëja më e rëndësishme për ne është që dokumenti kinez të bazohet në analizën e arsyeve të asaj që po ndodh dhe nevojës për eliminimin e këtyre shkaqeve. Është strukturuar logjikisht, nga e përgjithshmja tek ajo specifike”, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA fjalët e Lavrov. “Ai plan është kritikuar se është shumë i paqartë, por është një plan i arsyeshëm që qytetërimi i madh kinez propozoi për diskutim”, shtoi ai. Sakaq, Ministri i Jashtëm i Rusisë do të takohet së shpejti me homologun e tij kinez dhe presidenti Vladimir Putin tha muajin e kaluar se ai po konsideronte një vizitë në Kinë si udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në mandatin e tij të ri. Rusia pretendon se është e gatshme të negociojë me Ukrainën, por thekson se këto bisedime duhet të bazohen në “realitete të reja” në terren, ku forcat ruse kontrollojnë pak më pak se një të pestën e territorit të Ukrainës, dhe Moska pretendon se katër rajone të pushtuara janë të sajat. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi planin e tij, i cili përfshin një ndërprerje të armiqësive dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë ruse nga territori i pushtuar. Pra, Moska duket e gatshme për të negociuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related