Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e tryezës së takimit Inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal tek rrugëtimi i Shqipërisë në BE. Sipas tij historia nuk ka qenë gjithmonë në krahun e vendit tonë, rrugëtimi në BE ka qenë i dhimshëm, por pa BE-në Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot dhe nuk do të bënte ato që ka arritur deri tani. Prandaj kryesocialisti Rama e cilëson integrimin në BE si një bekim.
“Rrugëtimi ynë është një bekim për të shfrytëzuar të gjitha instrumentet e BE-së për të fituar një transformim të thellë. Nëse shkon në shkuarën e Shqipërisë, në dhimbjen e errësirë, ka ngjashmëri me vende që bota dhe Evropa Perëndimore janë përpjekur të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Këto ndërhyrje kanë ndryshuar, nuk kanë bekimin që të kenë krah Bashkimin Europian dhe të jenë në mes të saj. Të kenë mënyrën se si ndërtohet një vend demokratik. Pa BE-ne, mbështetur në historinë tonë, mbështetur në atë që na është dhënë nga historia jonë, kurrë nuk do të ishim në gjendje të bëjmë atë që jemi.
