Rrugët milionëshe që u shkatërruan brenda muajsh, dështimi i projekteve Rama–Balluku

Data

Reshjet e fundit kanë nxjerrë në pah një realitet të hidhur për investimet infrastrukturore të viteve të fundit. Brenda pak muajsh, një sërë rrugësh dhe tunelesh të inauguruara me bujë janë shembur, janë çarë ose janë përmbytur, duke rrëzuar pretendimet për cilësi dhe standarde të larta ndërtimi.

Rasti i parë u shënua në shkurt 2024, kur rruga Korçë–Ersekë, me një kosto rreth 60 milionë euro, pësoi shembje serioze, duke u kthyer në rrezik për qarkullimin. Më pas, në nëntor 2025, një tjetër aks rrugor me vlerë rreth 260 milionë euro u dëmtua vetëm një muaj pas inaugurimit, duke ngritur pikëpyetje të forta për projektimin dhe zbatimin.

Problemet u shfaqën edhe në vepra madhore si tunelet. Në janar 2026, Tuneli i Llogarasë nisi të përmbytej nga infiltrimi i ujit, ndërsa e njëjta situatë u raportua edhe në Tunelin e Murrizit, pavarësisht kostove shumë të larta të këtyre projekteve.

As investimet më të vogla nuk i shpëtuan dështimit. Unaza e Burrelit u shemb pa u marrë ende në dorëzim, rruga Shëngjin–Velipojë u çarë në disa segmente, ndërsa akse të tjera në Mirditë, Mat, Dibër dhe Pogradec pësuan dëmtime të rënda ose u bënë të pakalueshme.

Shembjet e njëpasnjëshme tregojnë se nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara apo thjesht me kushte atmosferike, por me probleme serioze në ndërtim, mungesë kontrolli dhe përgjegjësie institucionale. Deri tani, nuk ka transparencë për kompanitë ndërtuese dhe as përgjegjësi penale për dëmet e shkaktuara.

Në fund, barra bie mbi qytetarët, të cilët paguajnë dy herë: një herë për ndërtimin e projekteve dhe herën e dytë për riparimin e tyre, pasi ato nuk rezistojnë as një sezon dimri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related