Tragjedi në Brazil, përmbyset autobusi me pelegrinë: 15 viktima

Data

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur verilindjen e Brazilit, ku të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys në një segment të rrezikshëm të autostradës, në shtetin Alagoas.

Në autobus ndodheshin rreth 60 pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga një pelegrinazh fetar. Sipas autoriteteve lokale, mjeti humbi kontrollin në një kthesë të fortë dhe u përmbys, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Mes viktimave raportohet se janë edhe tre fëmijë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt spitaleve të zonës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin të shtrirë anash rrugës, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për nxjerrjen e pasagjerëve dhe sigurimin e zonës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related