Para 10 viteve në 2015-2016, ndryshimet vjetore në çmimet e qirave ishin të papërfillshme, me norma rritjeje nën 1% ose edhe negative. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2016 dhe veçanërisht gjatë vitit 2017, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm, duke arritur mbi 4% në disa muaj
Grafiku i mëposhtëm se rritja e qirave është përforcuar pas pandemisë si rrjedhojë e tkurrjes së ofertës së qirave afatgjata, orientimit të tregut drejt turizmit, mungesës së ndërhyrjeve shtetërore për të rregulluar tregun e strehimit, dhe ndryshimeve demografike ku gjithnjë e më shumë të rinj nga rrethet transferohen në Tiranë.
Para 10 viteve në 2015-2016, ndryshimet vjetore në çmimet e qirave ishin të papërfillshme, me norma rritjeje nën 1% ose edhe negative. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2016 dhe veçanërisht gjatë vitit 2017, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm, duke arritur mbi 4% në disa muaj.
Periudha e pandemisë, në vitin 2020, shënoi një ngadalësim të fortë të tregut, me norma rritjeje afër zeros ose negative. Izolimet, pasiguria ekonomike dhe emigrimi i përkohshëm i shumë qytetarëve ndikuan ndjeshëm në kërkesën për qira.
Nga mesi i vitit 2021 filloi një rritje graduale, që shfaqet më e qartë në vitin 2022, me norma rritjeje që kapërcyen 2–3%.
