Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, priten rreth 5 mijë pasagjerë gjatë ditës

Data

Porti i Durrësit po përballet me një rritje të fluksit të udhëtarëve, ndërsa në kulmin e sezonit veror mijëra emigrantë dhe turistë po zgjedhin tragetet për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga autoritetet portuale, gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijnë rreth 5 mijë pasagjerë dhe afro 1,300 automjete me tragete që operojnë në linjat Bari–Durrës dhe Ankona–Durrës.

Në total janë planifikuar pesë lundrime drejt Durrësit, katër prej tyre nga porti i Barit me shërbim vajtje-ardhje dhe një nga porti i Ankonës. Tre tragete mbërrijnë gjatë paradites, ndërsa dy të tjerë priten në orët e mbrëmjes.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi është më i lartë krahasuar me muajin qershor dhe i ngjashëm me atë të regjistruar në të njëjtën periudhë të korrikut të vitit të kaluar.

Për të përballuar numrin e shtuar të udhëtarëve, në terminal janë vënë në funksion 18 sportele të kontrollit kufitar, ndërsa për mjetet e transportit të mallrave janë parashikuar hyrje dhe sportele të veçanta, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe përpunimit të pasagjerëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related