Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për përfshirje në dhunimin e një efektivi të Policisë së Shtetit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Sipas burimeve policore, në kërkim janë shpallur Andrea Rubati, Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj. Oficeri i dëmtuar është identifikuar si Miham Velço.
Shpallja në kërkim e tre personave vjen vetëm pak orë pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sandri, i cili u qëllua në biznesin e tij mbrëmjen e së premtes.
Deri në këtë fazë të hetimeve, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e secilit rast.
Sipas burimeve, personat e shpallur në kërkim rezultojnë të njohur për organet e rendit për precedentë të mëparshëm penalë.
Sqarim: Personat e shpallur në kërkim prezumohen të pafajshëm deri në provimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.
