Rritet bilanci i tërmetit në Venezuelë, 235 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur

Data

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Carlos Alvarado, deri më tani janë konfirmuar të paktën 235 persona të vdekur dhe mbi 4,300 të plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura.

Mes tragjedisë janë regjistruar edhe disa histori shpëtimi. Një foshnjë e porsalindur u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në La Guaira, ndërsa një grua 24-vjeçare u shpëtua në zonën e Chacao pas orësh nën rrënoja.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në Caracas dhe në shtetin bregdetar të La Guaira, ku dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe zona të tëra janë shkatërruar. Sipas të dhënave paraprake, rreth 40 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur, duke rritur frikën se numri i viktimave mund të shtohet në orët dhe ditët në vijim.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu vdekjen e një shtetasi italo-venezuelian, i cili humbi jetën pas shembjes së një ndërtese në La Guaira. Kreu i Njësisë së Krizave të Italisë, Nicola Minardi, bëri të ditur se po verifikohen raportimet për disa shtetas italianë që rezultojnë të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet dhe ekipet e emergjencës paralajmërojnë se bilanci i kësaj katastrofe natyrore mund të rëndohet më tej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related