Rriten çmimet e cigareve dhe “vape”, shkak akciza e duhanit

Data

Çmimet e cigareve kanë nisur të rriten në tregun shqiptar pas hyrjes në fuqi të indeksimit të akcizës, të parashikuar në ligjin për taksat kombëtare. Rritja e taksës po reflektohet gradualisht në pikat e shitjes, duke e bërë çdo paketë më të shtrenjtë për konsumatorët.

Sipas dokumenteve zyrtare, akciza për cigaret është rritur nga 7 500 lekë në 7 750 lekë për 1 000 fije, një shtesë prej 250 lekësh, e cila përkthehet në disa lekë më shumë për paketë.

Paralelisht, shtrenjtimi ka prekur edhe produktet alternative të duhanit. Akciza për duhanin elektronik dhe lëngjet “vape” është rritur nga 18 në 20 lekë për mililitër, duke i futur këto produkte në një regjim fiskal më të fortë.

Qeveria e justifikon këtë masë me nevojën për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të frenuar konsumin e duhanit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik. Megjithatë, statistikat tregojnë se kërkesa mbetet e lartë, pasi importet e duhanit kanë kaluar mbi 3 150 tonë, niveli më i lartë i regjistruar deri më tani.

Autoritetet parashikojnë që nga kjo rritje e akcizës buxheti i shtetit të arkëtojë rreth 1 miliard lekë shtesë gjatë vitit, ndërsa çmimet e produkteve të duhanit pritet të vijojnë rritjen edhe në vitet në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related