Kreu i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh dhe emërimesh të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë, lëvizje që kanë tërhequr vëmendje për karakterin e tyre të papritur.
Sipas vendimeve të fundit:
- Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
- Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
- Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ndërkohë, për Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, është vendosur revokimi i dorëheqjes së drejtuesit Fatmir Hoxha, pas rezultateve të konsideruara të larta të arritura gjatë fundvitit 2025.
Si pasojë e këtij vendimi, Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Këto lëvizje shihen si pjesë e një ristrukturimi të brendshëm në Policinë e Shtetit, me synim forcimin e drejtimit vendor dhe përmirësimin e performancës në disa qarqe kyçe të vendit.
