Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi zhvillimet e sotme parlamentare ku pati edhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës.
Kjo e fundit kishte kërkuar një mocion me debat për investigimin e RAI3 mbi qeverinë shqiptarë. Ilir Meta tha se ‘nga Italia vjen lajmi se në parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhënë për RAI3’.
Meta: Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë rrëzon më dhunë kërkesën e opozitë3s për mocion me debat për Edi Ramën lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Italia fqinje vjen lajmi se në parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhënë për RAI3
