Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendosura

Data

Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, kërkon mbështetjen e votuesve të pavendosur në Pensilvani dhe republikani Donald Trump zhvillon tubime në shtetin e Xhorxhias.

Gati 25 milionë amerikanë kanë votuar personalisht ose me postë, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës. Disa shtete amerikane mundësojnë votimin e hershëm.

Disa shtete, mes tyre Karolina e Veriut dhe Xhorxhia, shtete të pavendosura, shënuan pjesëmarrje rekord javën e kaluar në ditën e parë të votimit të hershëm.

“Votat e hedhura në Xhorxhia janë në nivele rekord”, tha republikani Trump gjatë një tubimi me temë fetare dhe zgjedhore në Zebulon të shtetit të Xhorxhias.

“Votat e hedhura në çdo shtet janë në nivele rekord. Ne po ecim shumë mirë dhe shpresojmë se mund ta rregullojmë vendin tonë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related