Rreth 18% e banesave në Shqipëri janë nën 40 metra katrorë, sfidë për familjet

Data

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, Shqipëria ka një total prej 726,325 banesa të zakonshme të banuara, të cilat janë të kategorizuara bazuar në sipërfaqen e përdorshme dhe periudhën e ndërtimit.

Një aspekt i rëndësishëm që bie në sy është shpërndarja e numrit të banorëve për banesë, që varion nga një banor deri në pesë ose më shumë.

Banesat më të vogla, me sipërfaqe nën 40 metra katrorë, përbëjnë 127,552 njësi, ose 18% e totalit. Në këto banesa, shumica e familjeve janë përbërë nga një deri në dy anëtarë. Sipas të dhënave, 21,243 banesa janë të banuara nga një person i vetëm, ndërsa 38,947 njësi strehimi kanë dy banorë. Dendësia fillon të rritet me familjet me tre dhe katër anëtarë, përkatësisht 26,591 dhe 20,064 banorë në këto kategori.

Sipas statistikave, 156,224 banesa në vend janë të banuara nga pesë ose më shumë persona, duke treguar një dendësi të lartë në këto njësi. Ky fenomen mund të lidhet me faktin se në zonat rurale dhe familjet tradicionale, është e zakonshme që familje të mëdha të jetojnë së bashku në një banesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related