Romeo Kara akuzon Ilir Meta për presion dhe tentativa manipulimi në dosjen “CEZ-DIA”: U tentua të mbyllej goja e dëshmitarëve

Data

Juristi Romeo Kara ka reaguar ashpër pas deklaratave dhe publikimeve të bëra nga Tedi Blushi, duke i cilësuar ato si pjesë të një fushate për ta diskredituar si kallëzues në çështjen “CEZ-DIA”.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, Kara deklaron se pas sulmeve qëndron Ilir Meta dhe rrethi i tij politik, të cilët sipas tij synojnë të godasin dëshminë e tij në procesin gjyqësor.

Sipas Karës, Meta ka tentuar të manipulojë aktorë të përfshirë në proces dhe ka frikë nga përballja publike në gjykatë.

Juristi mohon kategorikisht pretendimet se është dënuar për dhunë në familje apo se ka probleme të shëndetit mendor, duke paralajmëruar padi për shpifje ndaj Blushit.

Ai deklaron gjithashtu se prej vitit 2016 ndodhet nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve serioze ndaj jetës së tij, ndërsa akuzon persona të lidhur me Ilir Meta për publikim të dokumenteve sensitive dhe intimidim të dëshmitarëve.

Në intervistë, Kara përmend edhe emrin e Kastriot Ismailaj, duke pretenduar se ish-deputetë dhe ish-këshilltarë të Partia e Lirisë e kanë vizituar atë në burg.

Sipas tij, pa dëshminë e tij procesi ndaj Ismailajt do të kishte dështuar, ndërsa shton se “elementë kriminalë” kishin tentuar të kontrollonin hallkat e çështjes.

Kara paralajmëroi se kallëzime të reja do t’i drejtohen SPAK dhe trupit diplomatik.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related