Roland Bejko: Berisha është kthyer në një “tigër prej letre”, Ramës i intereson ta ketë në këtë pozicion politik

Data

Analisti dhe ish-zyrtari demokrat Roland Bejko ka reaguar ashpër ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “tigër prej letre” që, sipas tij, ka humbur forcën politike dhe është futur në kompromise për mbijetesën e tij personale.

Në një intervistë televizive, Bejko deklaroi se Berisha ndodhet në një situatë të vështirë politike dhe ligjore, duke përmendur faktin se ai është nën hetim nga drejtësia dhe i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Egërsia e Berishës është e tigrit prej letre. Berisha ka rënë në kompromise për ekzistencën e tij personale dhe politike, nën ndjekje penale nga drejtësia dhe non grata nga Amerika”, u shpreh Bejko.

Sipas tij, pozicioni aktual i Berishës i shërben edhe interesave politike të kryeministrit Edi Rama, pasi përballja me një opozitë të dobësuar e favorizon mazhorancën.

“Ramës i intereson Berisha në të tillë pozicioni”, deklaroi Bejko, duke shtuar se qytetarët shqiptarë e kanë braktisur prej kohësh liderin historik të demokratëve.

Gjatë analizës së tij, Bejko u ndal edhe te funksionimi i sistemit elektoral në vend, të cilin e kritikoi si një model që ka përqendruar pushtetin në duart e kryetarëve të partive.

Ai argumentoi se sistemi aktual ka kufizuar konkurrencën e brendshme politike dhe ka rritur kontrollin e liderëve mbi strukturat partiake dhe përfaqësimin parlamentar.

“Sistemi elektoral është sistem i kryetarëve, u ka dhënë pushtet kryetarëve”, tha Bejko, duke nënvizuar nevojën për reforma që rrisin përfaqësimin dhe demokracinë brenda partive politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related