Gazetari Robert Papa ka reaguar me tone të forta ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai mori pjesë në dasmën e Alex Sorosit dhe Huma Abedin. Papa e cilëson vizitën si skandaloze, të turpshme dhe pa asnjë vlerë shtetërore. “Rama, skandaloz, puthet me Alex Sorosin në një dasmë mondane, ku janë të gjithë anti-Trump, të gjithë antiamerikanët, të gjithë antikomb, të gjithë antifamiljes, kundër vlerave njerëzore, në plazhet e Hampton, South Hampton. Për të ardhur në Amerikë, edhe vizitë private pa diskutim, do të kesh kontakte me zyrtarë amerikanë. Vinte dikur, Presidenti Meidani dhe e priti nënsekretari i shtetit. Ne nuk jemi Franca, Anglia, Britania, Italia. Rama mund të ketë pritur shumë gjëra. Përfundoi si vizita e Vuçiçit. Rama nuk është budalla që të vijë thjesht për një dasmë këtu.
Edi Rama ka kërkuar vizitë, ka kërkuar të shkojë në Mar-a-Lago. Urojmë që nga ana shëndetësore të mos ketë probleme, por është e turpshme edhe për mua që jam shqiptar dhe për shqiptaro-amerikanët, dhe me këtë vizitë private tek anti-Trump Soros dhe asnjë kontakt zyrtar me administratën, tregon vetëm që është klysh Soros. Kaq! Edvini vazhdon nëpër klubet, restorantet mondane me emra francezë. Them se sot do të udhëtojë, do të fluturojë si pulë e lagur drejt Shqipërisë, kur e di që ka kërcënime të hapura nga Irani, sulmet kibernetike.
