Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Një takim mes Putin dhe Zelensky mbetet ende i mundur

Data

Pas një bisede telefonike dy-orëshe mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Trump vazhdon të besojë se një takim mes Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është ende i mundur.

 

Sipas Leavitt, biseda mes dy liderëve ishte e gjatë dhe përfshiu çështjen e luftës në Ukrainë, për të cilën Trump beson se “ka pasur përparim”. Ajo shtoi se presidenti amerikan synon të avancojë drejt paqes, dhe se Putin është shprehur i gatshëm të takohet me Trump.

Trump kishte shpresuar që një takim mes Rusisë dhe Ukrainës të ndodhte pas takimit të tij me Putinin në Alaskë, në gushtin e kaluar. Megjithëse Zelensky kishte shprehur gatishmërinë për një takim, ai nuk u realizua.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related