Pas pauzës, rikthehen sesionet ritestuese për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit, duke ofruar mundësi për të rifituar këtë të drejtë. Sipas rezultateve të para për vitin 2025, deri tani nuk është regjistruar asnjë fitues, megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve kanë përfituar një mundësi të dytë. Fushata e nisur në Qershor 2022 ka parë një numër të konsiderueshëm kandidatësh që janë rikualifikuar dhe kanë rifituar lejen e drejtimit, duke përmirësuar sigurinë dhe përgjegjshmërinë në rrugë.
“Back again!
Rikthehen sesionet ritestuese për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!
Ndajmë me ju rezultatet e para për vitin 2025:
Riregjistrime – 15 kandidatë;
Prezent – 13 kandidatë;
Fitues – ASNJË.
Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:
Riregjistrime në Autoshkollë – 1,711 kandidatë;
Rifitues Leje Drejtimi – 219 qytetarë ose 12.8% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!
̈ ̈:
VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor pasi ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja
MËSO Programin e Normave të Sjelljes;
USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në ëeb: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al
Shkarko aplikacionin në mobile:
Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/
App Store: https://apps.apple.com/…/leje-drejtimi…/id6445901254
#DPSHTRR #MIE #KushMësonKalon #RiedukimNormaSjellje #RitestimiPërLejedrejtimi #AutomotorizimiShqiptar”, njoftoi DPSHTRR.
Rikthehen sesionet ritestuese për leje drejtimi, DPSHTRR zbardh statistikat për ditët e parë të vitit 2025
Data
