Rihetimi i “21 Janarit” pritet të çojë në burg të përjetshëm Sali Berishën, ja dosja dhe provat përvëluese që do të dorëzohen në SPAK, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, avokati i familjarëve të viktimave jep detajet

Data

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka folur dje për dosjen e “21 Janarit”. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi që t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë më 21 janar të vitit 20211 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendosi që hetimet për “21 janarin” të zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe të regjistrojë procedimin penal. Por sa i takon kësaj dosje, ka reaguar edhe avokati i familjarëve të Aleks Nikës, zoti Idajet Beqiri. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, shprehu bindjen se rihetimi i “21 Janarit” pritet të çojë në burg të përjetshëm ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, SPAK duhet ta hetojë deri në fund masakrën e “21 janarit”.

-Avokat Beqiri, Gjykata e Lartë urdhëroi pak ditë më parë SPAK të hetojë “21 janarin”. Çfarë ndodhi atë ditë në dyert e Gjykatës së Lartë sa i takon kësaj dosje?

Dihet se si ndodhi ngjarja dhe se si u mbulua ai krim i rëndë, si e manipuloi ai që urdhëroi vrasjet procesin. U dha dënim i pak gardistëve për vrasje nga pakujdesia që ishte një skandal dhe ishte një njollë e zezë në drejtësinë shqiptare. Ne e pamë se si u bënë ato vrasje, u bënë në bulevard, ato janë të filmuara sepse kishte kamera të televizioneve. Ata e bënë sikur ishte nga pakujdesia, dhe u la një shije të keqe qytetarëve që nëse ke pushtet dhe nëse ke armë mund ti përdorësh kundër qytetarëve të tu. Për 13 vite kjo çështje nuk u hetua. Kallëzimi kundër Berishën, Bashës dhe Prendit është bërë në janar të vitit 2023 dhe iu çua SPAK pasi doli një video përgjim dhe ata thanë duhet ripërsëritur kallëzimi penal dhe duhet që të shkoj në SPAK, sepse vrasjet nuk u bënë nga 4 gardistët. Urdhëruesi dhe organizatorët ishin Berisha, Basha dhe Andrea Prendi dhe ja çuam SPAK, por SPAK e mori dhe tha kjo çështje do hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Dhe thuhej se meqenëse nuk dalin të dhëna që janë përfshirë edhe nga ata që ata kanë në kompetencë, kryeministër dhe ministra po ja çojmë Prokurorisë së Tiranës. Ne nuk u pajtuam me atë vendim dhe e kundërshtuam ia çuam gjykatës së shkallës së parë. Ne i thamë SPAK, ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë që në përfundim të këtij gjykimi të vendoset kalimi i çështjes pranë SPAK. Personat konkretë që u atribuohet vepra penale janë persona që kanë në kompetencë për të gjykuar nga GJKKO për korrupsion dhe krim të organizuar. Ajo që është e rëndësishme ne i dërguam organit të akuzës një kallëzim penal me emra mbiemra dhe funksionet që kanë pasur. Ne nuk prisnim nga SPAK një shkresë, e cila dhe gjykata, në ankimin e bërë nga kjo shkresë, një here e quan shkrese, një herë vendim kompetence. Organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime. SPAK ka bërë rolin e një të padituri të madh, në një kohë që e ditura është në mes të ditës dhe në diell. Ai është një krim që ka ndodhur në mes të ditës, në prani të mediave botërore, me figure, me zë me të gjitha. Është krim i dukshëm. Përveç rekursit iu dërguam si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. Në atë vendim, dalin elementet se kush është i përzierë në atë krim shtetëror. Vendimi thotë që është vrasje shtetërore. SPAK kishte për detyrë që ta regjistronin procedimin penal dhe të thoshte nuk ka prova për ta filluar ose ta fillonte dhe pas hetimeve të thoshte do ta pushoj sepse me këto prova nuk ngrejë dot akuzë. Ata nuk bënë as njërën dhe as tjetrën dhe lërja prokurorisë së Tiranës. Nga 2021 dhe deri më sot prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim. Ne prisnim që gjykata të thoshte SPAK regjistro procedimin penal sepse je ti kompetencë, por nuk u bë kjo gjë sa pa që ishte emri Berishës. Unë e kundërshtova dhe ja çova Apelit dhe i thashë keni kompetencë që ta shqyrtoni. Atje një gjyqtare që e mori çështjen ishte edhe gjyqtare e re dhe tha të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, madje thuhej se nuk keni as të drejtë për rekurs. Unë e bëra rekursin. Pse Saliu e mbuloj ngjarjen dhe pengoj arrestimin e gardistëve? Pse i dekori vrasësit? Ku i çoi ai kamerat në kryeministri, pse i fshiu? Të gjitha këto prova i morën dhe bashkë me deklarimet e Berishës dhe ia çuam SPAK dhe Gjykatës së Lartë? Pastaj doli edhe vendimi i Strasburgut dhe ja çuam edhe atë si shtesë rekursi. Strasburgu tha është krim shtetëror dhe duhet të hetohet zinxhiri shtetëror atëherë në një situatë të tillë çështja e kupolës nuk është hetuar. Nuk ka qenë dëshmitar as Basha dhe as Berisha, kreu i opozitës Edi Rama. Ky hetim nuk është bërë, këtë duhet që ta bënte SPAK. Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte një vendim ligjor, i arsyetuar drejt. I jep mësimin e duhur SPAK-ut.

-Pra, çështja është për të katërta viktimat e “21 janarit” dhe jo vetëm për Aleks Nikën?

Po. Çështja është për të katërta viktimat e 21 janarit dhe jo vetëm për Aleks Nikën. Ta dinë të gjithë shqiptarët, sot 21 Janari vajti në SPAK- i gjithi. Do të hetohet gjithë procesi, për katër të vrarët dhe gjashtë që ngelën në tentativë vrasje, sepse u plagosën. Do të regjistrohet procedimi penal, do të nisë hetimi, do të pyetën të përfshirët në ngjarje, do të merren të gjitha provat. Ne do t’ia çojmë sërish atë video përgjim që SPAK-u nuk na e pranoi herën e parë dhe jemi të bindur që kjo çështje do të hetohet dhe do t’i shkohet deri në fund. Më në fund do të zbardhen vrasjet e 21 janarit, kush urdhëroi dhe kush janë përgjegjësit. Sali Berisha, Lulzim Basha, Andrea Prendi do të venë para bankës së të akuzuarve, do të japin llogari për 21 Janarin.

-Familjarët ju çuan mesazhe pas vendimit?

Unë i mora familjarët dhe i futa në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lartë. Gëzim më të madh nuk kishte për ta dhe thanë do ketë drejtësi për 21 janarin. Ata e shprehen edhe me falënderim për këtë vendim dhe presin që SPAK ta marr dhe ta hetojë. Prokurori në GJK tha që mos ja pranoni avokatit Beqirit kërkesën sepse për të njëjtën çështje për 21 janarin e ka bërë ministri i drejtësisë dhe tha ne i thamë ministrit që është në kompetencën e Prokurorisë së Tiranës. Tani ministri i drejtësisë çfarë bëri? Asgjë. Pse nuk e çoi në gjykatën e Apelit si e çuam ne. Dhe ai prokurori e përdorte si argument këtë gjë.

-Familjarët kanë besim tek SPAK, po ju si e shihni, mendoni se do marr zgjidhje?

Po do marr sepse vendimet e Gjykatës së Strasburgut shteti mban përgjegjësi nëse nuk i zbaton deri në fund. Ky vendim tani është një provë si gjithë të tjerat, por me një fuqi të madhe, ai që e merr në dorë e di që ka folur ajo superiorja . Nëse ajo thotë jo, jo. Nëse ajo thotë po, atëherë mblidh trutë e kokës sepse po vajti edhe njëherë atje ajo, atëherë shteti ka punë. Çështja do vejë në gjyq dhe Berisha, Basha dhe Prendi do shkojnë para bankës së të akuzuarve dhe dënimi është me burgim të përjetshëm.

-Arsyeja e moshës mund ta përjashtoj burgimin e përjetshëm për Berishën?

Jo mund të jesh edhe 120 vjeç, po u dënove me burgim të përjetshëm atje do e kalosh deri sa të vdesësh.

-Dosja e “21 janarit” do jetë në dorën e SPAK, a do të rëndohet pozita e Berishës?

Kompleksi Partizani është aferë e hapur korruptive, sepse favorizoi dhëndrin e tij dhe i dha pasuri publike dhe u bë super milioner se është dhëndri i ish-kryeministrit. Për atë ishte një gjethe ajo aferë në krahasim me krimet e tjera të rënda, duke filluar me 1997, me firmat piramidale me krime të tjera, si “CEZ-DIA”, “Gërdeci”, vjedhja e floririt të Kërrabës. Ai erdhi si kriminel, u bë super kriminel duke vrarë dhe i tillë ka përfunduar atje

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related