Rezoluta e PPE “deh” Berishën: Në Valencia kisha rikthimin tim më të fuqishëm politik në historinë e Evropës

Data

Kryetari i Partisë Demokratike doli dje në konferencën e parë për gazetarët pas gati një jave “heshtjeje” që prej publikimit të kontratës së lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, më 26 prill. Ai foli për rezolutën e katërt të Partive Popullore Europiane për Shqipërinë, e katërta, që u lëshua sipas tij në Kongresin e PPE-ve në Valencia të Spanjës ditën e djeshme (30 prill). Sipas Berishës, PPE-të denoncuan dhe dënuan përdorimin e pushtetit të qeverisë së Ramës në procesin zgjedhor, kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë. Berisha e quajti Ramën “delja e zezë e zgjedhjeve dhe Europës”.

“Dje, organizata politike më e fuqishme në Europë, PPE-të, që grupin 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit, që udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian,Gjermaninë, Austrinë dhe me kryeministra në 12 vende të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm 1 javë para zgjedhjeve në Shqipëri. Kushtuar integritetit elektoral në Shqipëri. Kjo rezolutë u miratua pa asnjë votë kundër, unanimitet i plotë, damkos në mënyrë përfundimtare Edi Ramën, si armik i votës së lirë, në kontinentin europian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër”, tha Berisha. Më tej ai shtoi edhe pikat e rezolutës: “Rezoluta dënon Ramën dhe regjimin e tij: Se manipulon zgjedhjet me keqpërdorim të pushtetit. Po shtyp pluralizmin politik, opozitën dhe liderët e saj, anëtarët e parlamentit të opozitës. Dënon presionin ndaj mediave nga qeveria dhe mbylljen e TikTokut nga qeveria.

Denoncon kapjen e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë. Dënohen me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit, shteti elektoral, blerja e votës, blerja e votës me kanabis, punësime, prokurime, përdorimi i makinerisë shtetërore, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj. Europa qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës së tyre për të votuar si qytetarë të lirë. Denoncohet censurimi i opozitës, e jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama, mediat nuk e lexuan këtë rezolutë. Kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës. Mosndëshkimin e krimit zgjedhor”, shtoi ai. Berisha tha se mori mbështetjen e PPE-ve, duke theksuar se “Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri, dhunimin e kodit zgjedhor, për të përdorur burimet e bashkisë për qëllimet elektorale”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related