Derdh qumështin në shkallët e Kuvendit, deputeti Sula i bashkohet protestave të blegtorëve në Lushnjë

Data

Deputeti i Partisë Demokraike, Dashnor Sula, i është bashkuar nga parlamenti protestave të fermerëve në Lushnjë në lidhje me çmimin e qumshtit. Në mënyrë simbolike, deputeti shkoi në nisje të seancës plenare me dy bidona me qumësht. Teksa dha një deklaratë për mediat në mbështetje të fermerëve, Sula derdhi dy bidonat me qumësht mbi tapetin e kuq në hyrje të sallës së parlamentit.

“Milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në sektorin e ndërtimit. Është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, ministrisë së bujqësisë që të kthejnë sytë nga fshati sepse janë në pikën e hallit”, tha ai.

Kujtojmë se blegetorët dhe prodhuesit e qumështit në Lushnjë zhvilluan të hënën një protestë në rrethrrotullimin e Savrës, ku kërkuan mbështetje për prodhimin shqiptar.

Pasi parakaluam me traktorës e punës, blegtorët vendosën që të derdhnin simbolikisht në rrugë gjithë prodhimin e qumështit të tyre. Ata kundërshtuan uljen me 30 lekë të çmimit të blerjes së qumshtit nga kompanitë përpunuese në zonë dhe kërkuan ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related