Reshje dëbore në Llogara, qarkullimi normal/ Vendosen sinjalistika në Qafën e Vishës për rrëshqitje dherash

Data

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit në zonën e Llogarasë. Autoritetet bëjnë me dije se aksi rrugor është pastruar në kohë dhe është hedhur kripë, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të vijojë normalisht dhe pa probleme.

Ndërkohë, në aksin rrugor të Qafës së Vishës janë vendosur sinjalistika paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve, për shkak të rrëshqitjeve të dherave të regjistruara gjatë ditës së djeshme dhe të raportuara edhe sot. Strukturat përgjegjëse po monitorojnë situatën në terren dhe u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet malore dhe në kushtet e motit të paqëndrueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related