Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj.’ Kështu zgjedh ta komentojë deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se çdo politikan duhet të japë sinjalet se ligji zbatohet. I ftuar këtë të premten në një emision televizivthemeluesi i ‘Djathtas 1912’, thotë se në fund, Ilir Meta është një qytetar i këtij vendi ndaj të cilit ishte marrë një vendim gjykate që duhej t’i bindej.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Alibeaj thekson se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, si qytetarët ashtu edhe personat e veshur me pushtet politik.
“Si politikan, ndjesitë janë të dyzuara ndjesitë. Të ndaj aspektin njerëzor me aspektin funksional, Në aspektin njerëzor nuk ndihem mirë që t’i kufizohet liria një individi, në aspektin institucional, kur themi ligji duhet të jetë i barabartë, duhet të jetë për të gjithë. Këto mallëngjimet ish-kryeministër, ish-president, duhet të mallëngjejë askënd, është një qytetar shqiptar ndaj të cilit është marrë vendim gjykate, ndaj të cilit njerëzit që janë veshur me politikë shumë më tepër se një qytetar, duhet t’i binden dhe ta zbatojnë pa më të voglën rezistencë. Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj. Duhet të kemi ndjeshmëri më të lartë për një qytetar të thjeshtë. Ata që janë në politikë duhet të japin sinjale që ligji zbatohet. Kanë nevojë për ta kundërshtar, në sallën e gjyqit”, tha Alibeaj.
