“Reformën në drejtësi e solli PS?”/ Topi ia thotë “troç” Ramës: Është absurditet, ja cila fuqi madhore mund të bëjë…

Data

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot në një studio televizive deklaratën që kryeministri Rama bëri pak ditë më parë në “Opinionin” për reformën në drejtësi.

Rama u zotua se reformën në drejtësi e solli vetëm Partia Socialiste dhe jo SHBA.

Lidhur me këtë, ish-presidenti tha se kjo deklaratë është absurditet, duke theksuar se vetëm një fuqi madhore si SHBA mund të bënte bashkë politikanët e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Rama tha se Reformën në drejtësi e solli PS jo SHBA, çfarë mendimi keni për këtë deklaratë që kryeministri bëri në emisionin “Opinion?”

Bamir Topi: Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do ti bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike. Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related