“Banorët e Mbolanit protestojnë: Jetojmë si në mesjetë, pa rrugë e pa ujë të pijshëm”

Data

Banorët e fshatit Mbolan në njësinë administrative Sinjë të Beratit protestojnë për mungesë të rrugës, e cila sipas tyre ka detyruar të rinjtë ta braktisin. Ata thonë se 3 km rrugë të këtij fshati janë ndërtuar që në kohën e diktaturës dhe tani janë plotësisht të shkatërruara.

Sipas tyre, të sëmurët i nxjerrin me kafshë ose me barrela deri tek rruga e asfaltuar, si në mesjetë.

Banorët e Mbolanit janë të pakënaqur dhe me deputetët e zonës së tyre të cilët kanë premtuar vazhdimisht sa herë kanë ardhur në takime elektorale, por nuk kanë bërë asgjë.

“Kur na kanë ardhur kandidatët për deputetë që na kërkonin votën në Mbolan para disa vitesh, na premtonin rrugë, zgjedhjet u bënë dhe rruga mbetet e njëjta.

Kemi shkuar në disa institucione, bashkia e Beratit nuk na dëgjon për rrugën, ndërsa kryetari i bashkisë për 6 vite me radhë as nuk na priti dhe nuk na dëgjoi”, thotë një nga banorët e fshatit, Ismail Bejko.

Një tjetër banor thotë se megjithëse nuk kanë ujë të pijshëm gjithë vitin, bashkia u ka vendosur matësin për tu vjelë taksën.

“Protesta jonë do të vazhdojë. Pas kësaj proteste do të shkojmë në Berat para bashkisë, e kërkojmë këtë rrugë me çdo kusht pasi na kanë tallur. Të fillojë urgjentisht jemi popull i vogël dhe punëtor.

Klodian Selamaj, ankesa e parë që është bërë në zgjdhjet e kaluara, e sollën betonin, nuk morën votat e mjaftueshme dhe e morën zhavorrin dhe ja hoqën fshatin tonë,

Ne kemi patur çerdhe, kopsht, shkollë spital, vjen furgoni merr 3 veta. Fshati ynë ka më shumë pleq. S’ka forcë punëtore, i riu ka ikur, i braktisur si në mesjetë. Vetëm në dimër ka ujë të pijshëm, na vë sahatin për 4 muaj dimër”, thotë një tjetër banor, Sadi Elezi nga fshati Mbolan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related