“Toni Gogu bëhet gati të shoqeroj ish kolegun Çyrbja “Të gjithë duhet të përballen me ligjin”, Gogu për arrestimin e Çyrbja: Ish-deputeti ishte një nga kolegët më të mirë;!

Data

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, i ftuar në një emision televiziv deklaroi se ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, tashmë i arrestuar, “ka qenë një nga kolegët më të gjindshëm, jo vetëm për ne deputetët e Partisë Socialiste, por edhe për kolegët e opozitës”.

“Si koleg i zotit Çyrbja ndjej keqardhje, sepse ka qenë një nga kolegët më të gjindshëm, jo vetëm për ne deputetët e Partisë Socialiste, por edhe për kolegët e opozitës. Është bërë realitet i pakthyeshëm tashmë dhe beteja me drejtësinë është betejë e çdo individi që ka pasur apo ka pushtet në Shqipëri. Të gjithë të pushtetshmit që ballafaqohen me ligjin besoj që është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Gogu.
“Këtë premtoi PS në 2013, kur u prezantua Reforma në Drejtësi, që ka hyrë në një fazë mbresëlënëse të zbatimit të saj. SPAK-u ka bërë avancime në hetime. Veprimet që bën gjithësecili nga ne janë përgjegjësi individuale. PS do të mbajë përgjegjësi si hartuese dhe zbatuese e Reformës në Drejtësi dhe nëse do të shndërrohej në bunker për të mbrojtur të vetët”, shtoi deputeti socialist.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related