Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë që në bashkëpunim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës.
Ai përmendi se, edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës, Serbia ende mban të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive në territorin e saj, ku janë varrosur viktima të gjenocidit në Kosovë.
Kurti kujtoi se gjatë luftës 13 mijë njerëz u vranë, përfshirë fëmijë, gra, dhe të moshuar, ndërsa rreth 20 mijë gra dhe vajza u dhunuan dhe keqtrajtuan e për këtë Serbia nuk kërkoi asnjëherë falje.
Postimi i plotë i Albin Kurtit
Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës
