Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar arrestimin e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, duke u shprehur se në Shqipëri ka rënë sistemi i kontrollit.
I ftuar në emisionin Open në Neës24, Gjokutaj thekson se rasti i Berberit tregon korrupsionin galopant në zyrat e shtetit, duke sjellë në vëmendje Rrugën e Arbrit.
“Korrupsioni ka bërë që rrugët të jenë të shkatërruara. Kemi shembullin e Rrugës së Arbrit, rrugëve që shemben, që shohim përditë. Kjo është vjedhje e hapur dhe ka rënë sistemi i kontrollit. Sipas avoktit, fakti që Evis Berberi dha dorëheqjen përpara se të arrestohet, tregon sipas tij se informacionet e SPAK dalin në shesh”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, sipas Gjokutajt, fakti që Evis Berberi dha dorëheqjen përpara se të arrestohet, tregon se informacionet e SPAK dalin në shesh.
“Zbulimi i korrupsionit ndodhi pas 3 vitesh, kaluan pra kaq shumë kohë. Janë me dhjetëra drejtorë të tillë. Problemi është se Berberi u la i qetë për 3 vjet dhe ky është skandal. Fakti që Evis Berberi jep dorëheqjen disa ditë përpara arrestimit tregon se informacioni i SPAK del diku”, tha Gjokutaj.
