Incident në protestë, qytetari kallëzon Flamur Nokën

Data

Një incident i regjistruar gjatë protestës së opozitës ka përfunduar me kallëzim penal ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Qytetari Tetem Toraj ka deklaruar se është dhunuar nga Noka, i cili sipas tij e ka akuzuar si “të infiltruar” gjatë protestës. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqet momenti kur Flamur Noka dhe deputeti tjetër Xhelal Mziu shtyjnë me forcë dy të rinj, me pretendimin se ishin civilë të policisë të infiltruar në turmë.

Toraj ka bërë kallëzim për ngjarjen, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga deputeti Flamur Noka lidhur me akuzat.

Çështja pritet të ndiqet nga organet e hetimit për verifikimin e rrethanave të incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related