Raportime: Mojtaba Khamenei në gjendje kritike pas sulmit që vrau Ali Khamenei

Data

Mediat ndërkombëtare raportojnë se udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje kritike pas plagëve të marra në një sulm ajror që sipas raportimeve vrau edhe babanë e tij, ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Sipas raportimeve, 56-vjeçari po trajtohet në një spital në njësinë e kujdesit intensiv dhe mbahet në jetë me aparatura, pasi nuk është në gjendje të marrë frymë pa ndihmën e ventilatorit.

Burime të cituara nga mediat pretendojnë se ai është plagosur rëndë gjatë sulmit dhe se ka pësuar dëmtime serioze në trup. Sipas të njëjtave raportime, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe funksionet jetësore po mbahen nëpërmjet pajisjeve mjekësore.

Raportimet sugjerojnë gjithashtu se për shkak të gjendjes së tij, drejtimi i përditshëm i vendit dhe operacionet ushtarake po menaxhohen kryesisht nga Garda Revolucionare e Iranit.

Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga shpallja e tij si udhëheqës suprem dhe deri tani është publikuar vetëm një deklaratë e tij, e lexuar nga televizioni shtetëror iranian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related