Shi pasdite dhe borë në male, mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin

Data

Këtë të mërkurë, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Orët e paradites do të karakterizohen nga kthjellime të përkohshme dhe vranësira mesatare deri herë pas here të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Nga mesdita e në vijim priten reshje shiu me intensitet të ulët, të cilat pas orëve të pasdites do të shtrihen në të gjithë vendin. Lokalisht reshjet mund të jenë të vazhdueshme dhe me intensitet të ulët deri mesatar, duke sjellë lagështi të shtuar dhe ulje të dukshmërisë në akset rrugore.

Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat malore të Alpeve, verilindjes, lindjes dhe juglindjes, në lartësitë mbi 900–1000 metra, reshjet do të shndërrohen në dëborë me intensitet të ulët dhe në disa zona mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje–verilindje me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet deri në 25 m/s. Deti do të jetë i trazuar, me valëzim të forcës 5–6 ballë, duke krijuar vështirësi për lundrimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related