Raporti përmbledhës për klimën i Bankës Botërore prezantuar së fundmi sjell në vëmendje se ambiciet për emetimet neto zero që po udhëheqin politikat e investimeve në sektorin energjetik mund të kenë dinamikë interesante për Shqipërinë.
Sipas këtij të fundit, parashtruar në dy skenarë, zhvillimet në treg do të ishin të ndryshme dhe faktori i energjisë nga burime si era do të luante një rol domethënës.
Një situatë si kjo duket se do të nxirrte jashtë loje gazin pasi burimet e tjera në aspektin e konkurrueshmërisë së kostos do të ishin më të përshtatshme.
“Përshpejtimi i tranzicionit të energjisë për të arritur emetimet neto zero në të gjithë ekonominë në Shqipëri deri në vitin 2050 është i realizueshëm, por do të kërkojë transformim rrënjësor dhe veprim vendimtar.
Një analizë e modelimit të sistemit energjetik u krye si pjesë e Raportit të Klimës dhe Zhvillimit të Vendit të Ballkanit Perëndimor (ÇDR) për të vlerësuar rrugët sektoriale të dekarbonizimit për këto vende.
