Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike, i ftuar në një intervistë televizive, tha se raportet SHBA-Kosovë, nuk varen nga Prishtina, por nga interesat e Uashingtonit.
Spahiu mendon që komentet e Grenellit për Kurtin lidhen edhe me inate personale që ai ka me kryeministrin e Kosovës.
Ai vë në dukje se qeverisë së Kosovës i intereson që Lista Serbe të mos i marrë të gjitha mandatet, në mënyrë që të ketë mundësi të zgjedhë mes subjekteve serbe që garojnë në Veri të Kosovës.
