Rama vë në dyshim përgjimet e SPAK: Edhe sikur të thuhej se Balluku më vuri thikën në fyt, s’është provë për heqje imuniteti

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përgjimet e përfshira në dosjen e SPAK për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke vënë në dyshim vlerën e tyre si provë për heqjen e imunitetit parlamentar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se deklaratat e një personi të pandehur duhet të merren me rezervë dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për vendime të rëndësishme pa verifikime të mëtejshme.

Ai solli si shembull një skenar ekstrem për të ilustruar argumentin e tij.

“Po e zëmë se e pandehura thotë: Balluku më ka lidhur pas karriges, më ka vënë një thikë në fyt dhe më ka kërcënuar se do të më vrasë nëse nuk flas. A mund të vijë një bisedë telefoni në Kuvend pa asnjë verifikim dhe të përdoret për heqjen e imunitetit?” u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, përpara se të ndërmerren hapa të tillë duhet të ketë kryqëzim dëshmish dhe verifikim të plotë të fakteve, për të kuptuar nëse një pretendim është real apo thjesht një deklaratë në një bisedë telefonike.

Debati për këtë çështje është ndezur pas kërkesës së SPAK për autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut, një kërkesë që shumica socialiste ka vendosur ta rrëzojë.

Çështja pritet të diskutohet edhe në seancën plenare të Kuvendit në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related