“Rama vdes për pak Kadastër”/ Meta video-mesazh nga burgu, akuzon qeverinë për abuzime në Durrës

Data

Ilir Meta ka dërguar një video-mesazh nga burgu, duke akuzuar qeverinë për abuzime në Durrës.

Në mesazhin e tij, Meta theksoi se Durrësi ka qenë qyteti më i vjedhur nga Rilindja, duke përmendur se pasojat e tërmetit ende nuk janë trajtuar dhe se ka tentativë për të grabitur Portin e Durrësit, një prej elementeve më të rëndësishëm historikë dhe ekonomikë të qytetit.

“Durrësi është qyteti dhe qarku më i vjedhur dhe më i grabitur, për fat të keq nga “Rilindja” e Edi Ramës, e sidomos gjatë kësaj kohe që ai u zgjodh dhunshëm dhe forcërisht, siç e provojnë dhe të gjitha përgjimet tashmë të dokumentuara të zgjedhjeve kriminale të vitit 2021”, tha Meta.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për “dëshirën për pak Kadastër”, duke theksuar rëndësinë e Kadastrës së Durrësit dhe Vlorës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related