Alibeaj: Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me…

Data

Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë, edhe partia e re opozitare e sapokrijuar “Djathtas 1912” ka nisur rrugëtimin e saj politik dhe të vështirë. Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, themelues i saj, ndau dje në një media disa nga strategjitë, mendimet e tij për situatën politike, qëllimet e partisë, votën e diasporës dhe drejtësinë. Deputeti hodhi dyshime edhe për Komisionin “Xhafaj”, se do të ndërhyjë te Drejtësia e re me artificat ligjore të planifikuara nga mazhoranca, me qëllim që të pengohet misioni i SPAK-ut. Komisioni Antikorrupsion e ka një pikë, të gjithë e dinë, nuk është opinioni im, por ajo pikë lejon ndërhyrjen apo për të bërë korrigjime të nevojshme të reformës në drejtësi. Pra edhe te SPAK-u. Dhe cilat janë objektivat apo shënjestrat e SPAK-ut? Dy janë: Krimi i organizuar dhe politika.

Me sa duket niveli i lartë i krimit të organizuar i lidhur me pushtetin, ka ndërhyrë për të ngritur këtë Komisionin Xhafaj, pasi nuk shohim arsye tjetër”, tha ai ndër të tjera. Kurse për votën e Diasporës kërkoi ndërhyrjen e SPAK për të hetuar të gjitha shkeljet e partive të mëdha me mitingjet paraelektorale në thyerje të Kodit që po zhvillojnë jashtë vendit. Ai e quajti diasporën edhe si “plaçkë lufte” e dy partive të mëdha. “Diaspora po shihet si plaçkë lufte mes opozitës dhe mazhorancës. Madje kemi parë se drejtues partish bëjnë takime, postojnë foto gjithandej për këto takime, deri edhe në ambiente ambasadash e konsullatash. Është e ndaluar kjo me Kod Elektoral, SPAK duhet të ketë objekt hetimi këtë. Por kjo është veprimtari antiligjore, çështje patronazhistësh, që të orientojnë dhe diktojnë votën e diasporës. Përshëndes deklaratën e Komisionerit Zgjedhor, por pres nga SPAK që të reagojë dhe kjo lëndë të shërbejë si zanafillë për procedim penal

Ne përshëndesim strategjinë e SPAK, madje kemi ngritur strukturë juridike brenda Djathtas 1912 për denoncime dhe kallëzime penale në SPAK për krimet elektorale. I përshëndes për strategjinë që deklaruan, hapësirat dhe rrugët e përcjelljes së informacioneve”, tha Alibeaj. Kurse për qëllimet e partisë “Djathtas 1912” dhe objektivat për mandatet e deputetëve që kanë pritshmëri të marrin, ai nuk dha shifra, por u shpreh se misioni i vetëm opozitar është që më 11 Maj Edi Rama dhe PS të dalin në pakicë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related