Ardit Bido ngre alarmin, ja pazaret e pista që po thuren në Himarë, çfarë po përgatit Greqia me kandidatin e ri të…

Data

Drejtori i Arkivave të Shqipërisë dhe një ndër intelektualët që mbron fuqishëm çështjen shqiptare, Ardit Bido, ka komentuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, deklaratën e Parlamentit të Shqipërisë për të heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë dhe zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Ardit Bido ngre alarmin, ndërsa tregon pazaret e pista që po thuren në Himarë. Po ashtu, ai zbulon se çfarë po përgatit Greqia me kandidatin e ri të Sali Berishës që u paraqit para ambasadës greke përpara se të fillonte fushatën për zgjedhjet e 4 gushtit.

-Zoti Bido, si rrallëherë në këtë sesion parlamentar të mbizotëruar nga sherret mes palëve, demokratë dhe socialistë, lanë mënjanë ndasitë dhe bashkuan votat në Parlament për të miratuar me 96 kartonë jeshilë një deklaratë për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë. Si iu duket ky vendim?

Është një hap i rëndësishëm si një instrument politik i përdorur si një deklaratë, në të cilën është jo vetëm për ligjin e luftës, por edhe për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Greqia është një vend aleat, e rrjedhimisht mik, jemi pjesë në të njëjtin konstilacion gjeostrategjik dhe të gjithë këto tensione të herë pas hershme që na shfaqen me Greqinë dhe çështje të mbartura nga historia, duhet ta marrin drejtim. Kjo deklaratë e miratuar në 100% të votave është për t’u përshëndetur pasi krijon dy instrumente të reja politike.

Përtej thirrjes ndaj Parlamentit Grek për heqjen e ligjit të luftës, përmban faktin që detyron Ministrinë tonë të Jashtme dhe kjo është detyrimore, një deklaratë e Parlamentit që të informojë si aleatët tanë në NATO, në mënyrë periodike në ligjin e luftës, ashtu edhe Parlamenti i Shqipërisë se çfarë ka bërë në lidhje me Ligjin e Luftës.

Momenti i dytë i rëndësishëm që pashë në këtë deklaratë është thirrja ndaj Parlamentit Grek për të krijuar komisione të përbashkëta nder parlamentare mes dy parlamenteve, për çështje të tjera përtej ligjit të luftës të cilat janë të mbartura nga historia dhe që duhet të marrin drejtim, ku përfshihet padyshim ndër më kryesorët, çështja e shqiptarëve të Çamërisë por edhe çështje të tjera të cilat janë pengesë e vijueshme dhe ciklike e raporteve dypalëshe.

-Çfarë efekti ka kjo deklaratë e miratuar nga Parlamenti ynë në mënyrë unanime te pala greke, është thjesht thirrje më unifikuese apo më serioze?

Patjetër, vendet janë më sovrane e ti nuk detyron më një shtet tjetër që të veprojë. Është shprehje e sovranit shqiptar që kjo është një çështje e cila duhet të marri fund dhe është një thirrje e palës greke që duhet të veprojë.

Ndërkohë që ndaj palës tjetër, sovrani nuk mundet të imponojë sovranin tjetër por i bën thirrje pasi ka instrumente politike të cilat janë të ngritura për ministrinë e Jashtme dhe për qeverinë shqiptare që jo vetëm të informojë Kuvendin se çfarë bën mbi këtë çështje apo e ngre këtë çështje jo si në formë negociate por si një kërkesë të palës shqiptare që pala greke duhet të japi drejtim.

E që ta ndërkombëtarizojë dhe ta vendos praktikisht në tryezën e NATO-s. Është absurde që dy vende aleate siç ne jemi, pjesë e së njëjtit konstilacion gjeostrategjik, pjesë e traktatit të Atlantikut të Veriut , të ekzistojnë akoma gjendja e luftës në mënyrë të njëanshme nga pala greke.

-Një ligj i vendosur që në 28 Tetor 1940, një ligj i anatemuar dhe nga vetë politikanë grek nëpër vite, me justifikime të shumta. Ju si e shihni, është një mungesë vullneti apo vërtetë nuk ka gjetur hapësirë në Kushtetutën greke?

Ligji i Luftës, është një ligj kuadër ku me vende të cilat t’i gjendesh në luftë, se çfarë do të bënte shteti grek, ndër të cilat konfiskimin. Pastaj, dekreti i cili shpall gjendjen e luftës me Shqipërinë dhe Italinë, pra ajo është çështja. Pra, ligji është kuadër. Me Italinë ligji i luftës është shfuqizuar nëpërmjet nënshkrimit të Traktatit të Paqes në vitin 1947 mes Forcave Alete, përfshirë Greqinë dhe Shqipërinë, dhe Italinë si forcë humbëse në Luftën e Dytë Botërore. Me Shqipërinë, pala greke nuk e ka shfuqizuar kurrë pikën e dekretit që përcakton se Shqipëria është në gjendje lufte me Greqinë, që rrjedhimisht janë të gjitha pasoja të Ligjit të Luftës.

Në vitin 1987, është bërë një veprim i tillë nga qeveria greke që doli me vendim të Këshillit të Ministrave në terminologjinë tonë. Vendimi i Këshillit të Ministrave në Greqi nuk mund të shfuqizojë një dekret mbretëror apo presidencial sepse në Greqi dekretit mbretëror ka fuqinë e aktit normativ që kemi ne, pra të ligjit. Janë bërë edhe lëvizje të tjera në Greqi ku babai i kryeministrit Mitsotaqis ka propozuar në vitin 77’ që të abrogohet ligji i luftës me ligj. Që të shfuqizohet dekreti që shpall gjendjen e luftës duhet ose një dekret presidencial që të shfuqizojë dekretin mbretëror. Thonë se dekreti presidencial nuk shfuqizon dot dekretin mbretëror e kjo qenka arsyeja, teksa në Greqi të gjithë dekretetet presidenciale janë shfuqizuar me dekrete mbretërore.

-Përse grekët e duan ligjin e luftës me Shqipërinë, sipas jush?

Pala greke gjithë politikën e saj të jashtme e ndërton në të atillë formë që nuk do të tërhiqet nga këto gjëra. Prandaj do që ta përfshijë ligjin e luftës si një dhuratë të madhe të Shqipërisë vetëm se Shqipëria bën lëshime, që është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhi. Nga pikëpamja e pasojave të drejtpërdrejta, janë të shumta pronat e konfiskuara nga shteti greke, që kanë të bëjnë me çështje si; blerjen e ambasadës shqiptare në vitet ’30, që është e konfiskuar nga Greqia. Kështu që vendi ynë u detyrua të blinte ambasadë tjetër atje.

 -Dosjen e ligjit të luftës e sekuestruan me këtë vendim të ligjit të luftës, sekuestrohen të gjitha pasuritë e shtetasve shqiptar në Greqi. Që nga viti 40, të gjitha pronat e shtetasve shqiptar janë sekuestruar kanë mbetur atje të bllokuara e të konfiskuara.

Nga prona të shtetit shqiptar, siç e theksoj dhe njëherësh, është prona e Ambasadës Shqiptare e cila është blerë në vitet ’30-të dhe është sekuestruar dhe Shqipëria ka blerë tjetër në 2001-shin. Nga prona te pronarit më të madh shqiptar në Greqi, që është Kryegjyshata Botërore Bektashiane, për shkak të pronave të mëdha të teqeve të dikurshme që ishin në Greqi, te pronat e bejlerëve sidomos gjirokastrit e korçar.

-Pas një unanimiteti të tillë të Parlamentit të Shqipërisë pavarësisht të gjithë situatave që po kalon politika jonë, me SPAK, pa SPAK, probleme mes tyre, duket se ka qenë e njëzëshme. Mendoni se ka dhe njëlloj intuite që ndoshta Greqia është në një moment që duhet të bëj një hap pas pavarësisht se ka qenë çështja Beleri ku është kërcënuar edhe çelja e negociatave me Shqipërinë. Mendoni se ka ardhur një zbutje në politikën mes dy vendeve apo jo?

Nuk e shoh ende si zbutje por po vjen një zbutje, le të themi pasi çështja Beleri ishte si një çështje inekzistent e artificiale pasi që në momentin që vendosën gjykatat, gjërat u rregulluan e ajo ishte veçse një flluskë. Çështja që po tentohet të krijohet, çështja Gjikuria e Nacionalizmit e politikës së sotshme në Himarë, po ashtu është një flluskë e cila nuk do të mund të prodhojë rezultat. Çështje brenda territorit të Shqipërisë nuk ka e rrjedhimisht politika shqiptare habitshëm u tregua në nivelin e vetë që duhet të tregojë në çështje ndërkombëtare ka dakordësi mbi ato momente të cilat kanë krejt të kuptueshme që me palën greke në na duhet një bashkëpunim i sinqertë duke hequr vizat e të së kaluarës.

-Çfarë ndodh me pronat e bllokuara, ka një afat kohor se p.sh; ligji i luftës mund të hiqet pas 200 vjetësh. Këto prona të cilat janë të bllokuara, shkojnë të trashëgimtarët apo pas 100 vjetësh i merr shteti?

Një pjesë e mirë e këtyre pronave janë konfiskuar dhe në momentin që hiqet ligji i luftës, nuk është kjo e vetëmjaftueshme pasi ka akte të tjera juridike të cilat duhet të kalojnë në mënyrën si do të kompensohet apo të kthehen. Shqipëria e ka denoncuar luftën italo-greke që në vitin ’43, e më pas në vitin ’45, në dy akte të ndryshme. Nuk ka reparacione për të paguar, kështu që sipas ligjit grek do të duhej që kryeministri me ministrin e ekonomisë të përcaktonin modalitetet, ose të kthimit të pronave ose të kompensimit të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related