Rama takim me ish-punonjës të Policisë/ Kryeministri “thumbon i fyen ”: Thotë se do bëjnë pensionet 1 mijë euro..

Data

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, për të vlerësuar kontributet e tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.

Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës,, i cili u ka premtuar atyre pensione nga 500 deri në 1 mijë euro.

Rama tha se pretendimet te opozitës janë të pa baza.

“Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre, të atyre që sot e gjithë ditën thonë se do i bëjnë pensionet 500, 1000 euro, shesin qilima fluturues si qilimat e Sudes dhe të Rrapushit dhe këtu është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara janë trajtuar si të njerkës”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related